U akuzua për vrasjen e të atit dhe tregtarit në Durrës, ekzekutohet te dera e shtëpisë Jurgen Kurti

18 Mars 2019, 22:59

TIRANE-Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme pranë stadiumit 'Selman Stërmasi'. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Viktima është Jurgen Kurti 26 vjeç. Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi disa vite më parë u përfshi në vrasjen e babait të tij, por edhe dhunimin e një tregtari në Durrës që përfundoi i vdekur. Megjithatë Kurti mundi që të fitonte lirinë në të dyja rastet. Në rastin e parë autorësinë e vrasjes së babait të tij e mori daja, ndërsa në rastin e dytë u akuzuan vjehrri dhe vëllai i vjehrrit. Por mbrëmjen e sotme dy të shtëna me armë zjarri i morën jetën në momentin që po ngjitej për në banesë.