U akuzua se po pinte kokainë, kryetari i bashkisë: Montazh! Shantazh i klientëve të PD që i largova pasi grabitën Bulqizën

22 Janar 2020, 19:57

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla reagoi për herë të parë për videon e publikuar të një personi duke pirë kokainë, dhe që Partia Demokratike e akuzoi duke thënë se është pikërisht Lefter Alla. Teksa ditën e sotme, Report Tv tentoi disa herë të lidhet në telefon me kryebashkiakun për të marrë një reagim të tijin, Lefter Alla ka zgjedhur të bëjë një reagim publik në rrjetin social Facebook, duke thënë se gjithçka është e montuar dhe shantazh nga ana e PD-së.

Kryebashkiaku i Bulqizës thotë se kjo është kriminale dhe se për të, Partia Demokratike ka vijuar aksionin e saj politik njëjtë si audio-përgjimi i "Babales" të cilën ai e quan telenovelën e radhës.