U arratisën me litarë nga Lumi Buna 30 vite më parë! Dëshmia sjell SHPRESË për familjarët: U nisën nga Kosova drejt Holandës

7 Shkurt 2020, 20:30 | Përditesimi i fundit: 2020-02-07 20:30:38

TIRANE- Shpresë për dy shokët, që u arratisën bashkë nga Shqipëria. Rikthimi në emisionin "Pa gjurmë" i historisë së arratisjes së shkodranëve, Nikolin Bori 48 vjeç dhe Dedë Fshari 50 vjeç hodhi dritë mbi të tjera detaje që na kthejnë afro 30 vite pas. Në ''Pa gjurmë'' erdhi dëshmia, e cila hedh më shumë dritë dhe nga e cila familjarët shpresojnë se dy shokët janë gjallë. Dëshmia e një zotërie nga Dukagjini me emrin Vath Toma, i cili pretendon se i ka takuar për tri ditë me radhë dy shkodranët hodhi më shumë dritë mbi fatin e tyre, pas arratisjes në fund të vitit 1990.