Vdekja e 3 minatorëve/ Flasin fqinjët: Kanë qenë 3 ditë të bllokuar! Punonin në të zezë

29 Tetor 2020, 11:59 | Përditesimi i fundit: 2020-10-29 12:40:00

#reportTV #lajmeshqip #lajme Gjendet trupi i pajetë i inxhinierit dhe 2 punëtorëve në minierën 'Balgjaj', në Selishtë të Dibrës, të cilët pasi janë futur për të punuar kanë humbur kontaktet me familjarët.  U gjet i pajetë në thellësi të minierës inxhinieri Ismail Hoxha, banues në Peshkopi dhe 2 punëtorët, Fatos Çesku dhe Ruzhdi Rushiti banues në Bulqizë. Mësohet se ata janë asfiksuar nga gazi pasi janë futur në minierë. Pasi familjarët lajmëruan të alarmuar se kanë humbur kontaktet me të afërmit, policia gjeti sendet personale, rrobat dhe telefonat, në dhomën e ndërrimit. Miniera e kromit në Balgjaj ndodhet në një territor të vështirë mes Dibrës dhe Matit. Në këtë territor mund të shkohet vetëm me kamionë, pasi me vetura është thuajse e pamundur. Report Tv ka marrë dëshmitë e fqinjëve të minatorëve që humbën jetën në minierë mbrëmjen e djeshme. Ato bëjnë me dije se kishin tre ditë që ishin zhdukur dhe se kjo galeri ka qenë e mbyllur nga shtëpi, por ato vijonin të punonin në të zezë. "E kemi komshi, sipas të afërmve të tij që janë nga Peshkopia, kanë qenë rreth 3 ditë të bllokuar, kur kanë shkuar dje të afërmit që i kanë nxjerrë nga masivi i dheut, punonin në të zezë dhe kjo galeri ka qenë e mbyllur. Ka qenë galeri e mbyllur nga shteti", tha një nga fqinjët. "Ne jemi komshi, në një pallat, viktimat ka tre ditë që ne nuk dinim asgjë, mbrëmë nga orën 11 të natës kemi marrë vesh lajmin e fundit nga TV kur ka shkuar baxhanaku i vetë se i ka zënë shkëmbi", tha një tjetër.