U bllokua në një prej galerive të kromit pas shembjes së një masivi minerali, gjendet pas 5 ditësh kërkime trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku

20 Shtator 2021, 07:59 | Përditesimi i fundit: 2021-09-20 14:33:39

Minatori Muharrem Plaku nuk mundi t'ja dilte, miniera që i kushtoi shumë vite punë, i mori jetën. Pas 5 ditësh i bllokuar në një galeri në minierën e Bulqizës si pasojë e shembjes së një masivi mineralesh, trupi i pajetë i 60-vjeçarit u gjet në mesnatë. Sipas mjekësisë ligjore, Plaku ishte zënë poshtë nga masivi i mineraleve të shkëputura në nëntokë, që i mori jetën.