U denoncua i zhdukur në ‘Pa Gjurmë’, 29-vjeçari u gjet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende s'e besoj, u verifikua nga ADN

29 Maj 2023, 17:02 | Përditesimi i fundit: 2023-05-29 19:29:50

Mediat spanjolle kanë raportuar vrasjen makabër të një 29-vjeçari shqiptar në Barcelonë, shkak i së cilës është bërë sherri për 5 euro, por që i ka marrë jetën të riut. Mësohet se viktima është identifikuar si Artjol Ramaj, i denoncuar nga familjarët në ‘Pa Gjurmë’ si i humbur që prej datës 2 mars të këtij viti.