U dënua për korrupsion, gjyqtari Miri kërkon t'i kthehen 30 mln lekët: I kam marrë hua për t'u kuruar

3 Tetor 2019, 15:32 | Përditesimi i fundit: 2019-10-03 16:40:34

TIRANË - Ish gjyqtari i Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri, është rikthyer në Gjykatën e Krimeve të Rënda, këtë herë për të kërkuar 30 milionë lekë që iu sekuestruara pasi përfundoi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg.

Sot në Gjykatë, Miri, në praninë e avokatit të tij Arben Prenga, kërkoi që 30 milion lekët t'i kthehen pasi janë para që sipas tij i ka marrë borxh për tu kuruar.

Shkëlqim Miri u dënua nga Krimet e Rënda pasi u hetua si i përfshirë në korrupsion në dhënien e një vendimi drejtësie për të liruar Gentian Dodën.

Prokurori Klodian Braho kërkoi gjatë hetimit që 30 milion lekët të konfiskohen me vendim gjykate në zbatim të ligjit Antimafia. Por vetë gjyqtari Miri këmbëngul që paratë ishin në banesën e tij pasi i kish marrë hua tek të afërm për tu kuruar jashtë vendit.

    No videos found.