U filmua duke blerë vota, SPAK nis hetimet, kandidati për deputet i LSI-së nuk pranon të dëshmojë për rastin, shpallet në kërkim policor!

23 Prill 2021, 17:37

Pasi u filmua duke blerë vota, SPAK ka nisur hetimin ndaj kandidatit për deputet të LSI-së në Tiranë, Elton Joka, pas publikimit të videos me përmbajtje korrupsioni dhe blerje votash. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kandidati për deputet nuk ka pranuar që të dëshmojë për rastin në policie dhe ka fikur telefonin.