U fut me makinë te sheshi 'Skënderbej', Arben Mema para gjykatës: Ende nuk më ka dalë pija

28 Prill 2021, 10:59 | Përditesimi i fundit: 2021-04-28 16:56:22

Gjykata ka lënë në burg Arben Memën, i cili mesditën e 25 prillit tentoi që të shtypë disa qytetarë me makinë në sheshin ‘Skëndërbej’.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, mëson se në sallë e gjyqit Mema ka deklaruar se nuk e ka bërë me të keq dhe se i është kthyer makina sa majtas, djathtas. Po ashtu ai ka thënë se ende nuk i ka dalë pija.‘Nuk e bëra me të keq, do ikja djathtas mu kthye makina majtas. S’më ka dal ende pija, më doli makina jashtë kontrollit!’- tha Mema.