U gjobitën se nuk deklaruan aksionerët, Bilali në Report TV: Do falim gjobat, bizneset që i kanë paguar do iu kthehen lekët, afati i deklarimit deri më 1 prill! Ja çfarë duhet të dini për ‘start up’-et

21 Dhjetor 2021, 19:50 | Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 19:50

Të gjitha ato biznese që kanë paguar gjobat pasi nuk kishin deklaruar pronarin përfitues, siç e parashikon ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues” i miratuar në 2020, do t’i marrin lekët mbrapsht. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, e cila ishte e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj.

r.k./Shqiptarja.com