U larguan se prishën parketin, ish-trajnerët e Studentit: Me Nallbanin përballemi në gjyq, po përvetson fondet e bashkisë

22 Janar 2020, 18:11

Një javë më parë ekipi i Studentit në Volejboll nuk u lejua të stërvitet në pallatin e sportit Asllan Rusi pasi u akuzuan se sportistët dhe trajnerët kishin dëmtuar parketin duke luajtur futboll. Si pasojë klubi mori masa duke shkarkuar dy teknikët Agim Reka dhe Altin Demi, të cilët thonë se në këtë vendim ka dorë drejtori i klubit Blendi Nallbani. Sipas tyre Nallbani këtë e ka gjetur si preteks sepse nuk ka shlyer qiranë e pallatit të sportit, ndërsa për largimin e tyre janë njoftuar nga roja.

Agim Reka: “Njoftimi për largimin nga pallati sportit (dhe puna) na e ka dhënë puntori i fushës, që ishte turni i dytë, per efekt të mos pagaseva”