U përmbytën, banorët në Fushë Krujë: E kaluam natën në rrugë! Jemi izoluar

24 Shtator 2019, 10:59

Në Fushë Krujë paraqitet situata më problematike nga përmbytjet, pasi mbi 30 banesa janë nën ujë në disa fshatra. Banorët bëjnë apel për ndihmë nga shteti, pasi janë në rrugë. "Kërkojmë ndihmë nga shteti, i bëjmë thirrje kryeministrit, deputetëve të gjithëve, u bë katër vite që përmbytemi. Që në orën 01:00 të natës kemi dalë nga shtëpia.

Kemi përfunduar si njerëz"thanë banorët. Disa nga banorët kanë hipur në katet e dyta të banesave, pasi të parat janë përmbytur. Ndërkohë që një pjesë tjetër e banorëve kanë dalë në rrugë. Uji ka arritur deri në 2 metra. Banorët që kanë mbetur në katet e dyta të banesave nuk dalin dot pa gomone. Përsa i përket energjisë është shkëputur.

    No videos found.