U shërua nga COVID në Turqi! Skënder Gega mbërrin në Shqipëri: Terapia ishte efektive

2 Dhjetor 2020, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2020-12-02 15:15:46

Trajneri i skuarës së Kukësit, Skënder Gega ka mbërritur në Shqipëri pas trajtimit nga koronavirusi në Turqi. Në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi, Gega është shprehur shumë i lumtur për rikthimin shëndoshë e mirë.

Ai tha se nuk ja merrte mendja që do ta kalonte aeroportin e Rinasit në karrige me rrota.

"Jam i kënaqur, nuk do ma merrte mendja që do e kaloja Rinasin në një karrocë me rrota. Jam i lumtur që e kalova unë dhe familja ime këtë situatë" - tha Gega.

Gega u shpreh se është terapia e ndjekur në Turqi ka sjellë një përmirësim të dukshëm në shëndetin e tij duke deklaruar se mezi pret që të rikthehet në fushën e blertë për të drejtuar ekipin verilindor.

"Do mundohem sa më shpejtë të jetë e mundur. Për fat të mirë mjekët kanë parë një përmirësim të madh nga terapia që kam ndjekur. Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm" - tha Gega.