‘U tremb edhe vajza e vogël’, flet djali i pronarit të servisit që iu vendos tritol në Lezhë: Nuk kemi konflikte

1 Korrik 2022, 11:12

Djali i pronarit të servisit ku u vendos tritol gjatë natës së kaluar në Lezhë, Klaudio Mëhilli flet duke treguar ngjarjen ku ne ore 00:39 ju vendos një sasi tritoli. Mëhilli tregon se në atë moment ndodheshim ne gjumë ne banesën qe është një kat sipër servisit. Shpërthimi ishte i fuqishëm, dhe u tronditem te gjitha ndërsa vajza e vogël u tremb shume. Ne moment dolëm e gjithë familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer të objektit.