U vra në ditën e parë të punës në Velipojë, kamarierët e Shkodrës bëjnë gjestin prekës për Musaenin! Mbledhin bashkishe për familjen Zeneli

28 Qershor 2021, 16:06

#reportTV #lajmeshqip #lajme 20 vjeçari Musaen Zeneli i vrarë nga përplasja me armë në Velipojë në ditën e parë të punës si kamarier, sot është përcjellë në banesën e fundit, në lule të rinisë. Një nismë e veçantë në ndihmë të familjes së 20 vjeçarit është ndërmarrë nga Rehyl Toska një nga kamarierët më të vjetër në Shkodër. Nisma e tij konsiston në mbledhjen e bakshisheve të ditës së sotme të kamerierëve në lokalet e Shkodrës si ndihmë për familjen Zeneli, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike. U çova me kismet, i thashë nuses dhe vajzave se ditën e sotme do kontribuoj bashkë me kolegët e mi që të ndihmojmë familjen e Museinit. Kjo ishte iniciativa, bëra nisëmn e çova nëpër portale dhe njerëz, ajo u bë virale. Janë përgigjur disa, disa jo, kam marrë telefonata dhe më kanë përgëzuar për iniciatvën duke më shprehur besimin që kanë te unë. Do të vijojë, fondi do vazhdojë, bakshishet nuk është e thënë 1 mijë lekë , 2 mijë lekë sa të kenë mundësi ata. Ne smund ta kthejmë në jetë museinin por me i dhënë një ndihmë familjes", thotë ai teksa bën apel që të gjithë kamarierët të kontriubojnë. I tronditur nga vrasja e të riut, Rehyl Toska thotë se është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar ditën e parë si kamarier dhe gëzimin që ndjenë prindërit e tij kur dërgoi në shtëpi paratë që kishte mbledhur nga bashkishet. Ai ka bërë një paralelizëm me kohën kur ai ishte sa Museni 19 vjeçar. "U ndjeva jashëzakonisht keq. Një imazh i keq për turizmin, një gjë që s'ja uroj askujt sepse mendoja veten kur kam filluar punën si ai, kur i çova nënës dhe babait bashkishin ditë e parë, kurse ai ditën e parë mori gjënë fatale", tha më tej Toska. Musaen Zeneli u cilësua si viktima më e pafajshme e përplasjes me armë zjarri në Velipojë mes 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj për disa metra territor plazh ku humbën jetën 4 persona. I riu me njohuri fillestari në kuzhinë, ishte shpërngulur në hotelin e vëllezërve Gocaj dhe kishte ditën e parë të punës, ku shërbente edhe si kamarier. Historia e tij e dhimbshme dhe tragjike ia ndërpreu ëndrrat në mes të riut që sapo kishte nisur ditën e tij të parë të punës. Në një mënyrë tragjike ka humbur dhe babin e tij disa vite më parë, i mbytur në lumin Drin.