Uji i pishëm përfundon në rrugë/ Banorët: Çarja e tubacioneve që në Janar, askush nuk merr masa

25 Mars 2019, 19:10

Kjo është pamja me të cilën përballen cdo mëngjes banorët e kësaj rruge në kryeqytet.

Uji i pishëm derdhet tubacioneve të cara në rrugët e shkatërruara dhe vetëm një kilometër më lart, shtëpitë nuk furnizohen me ujë. Banorët e zonës shprehen se kjo situatë vazhdon që prej muajit janar, dhe disa herë kanë kontaktuar me ujësjellësit në Tiranë, por askush nuk ka ndërhyrë.

Ndërkohë, Report Tv kontaktoi me Ujësjellës kanalizim tiranë, të cilët premtuan se do të ndërhyjnë.

Banorët shprehen se tubacione të cara ka dhe në disa rrugë të tjera, ndërkohë presin që të merren masa në mënyrë që uji i pishëm të mos përfundojë në rrugë, por në banesat e qytetarëve.