Ukrainasit zgjedhin komedianin President

22 Prill 2019, 15:11

Ukraina prej vitesh është në një krizë ekonomike dhe politike, kjo ndoshta ka bërë që populli ukrainas të humbas besimin tek politikanët. Së fundmi sipas exit-polleve të para komediani Volodymyr Zelensky do të jetë presidenti i ri i Ukrainës.

41-vjeçari është fitues i garës përballë kundërshtarit  Petro Poroshenkos, i cili kandidonte për një mandat të dytë në këtë post.  Sipas Exit Poll-eve Volodimir Zelenski mori rreth 73.2% të votave, kundrejt 25.3% të Presidentit në ikje. Të drejtë vote në Ukrainë kanë 35 milionë qytetarë, ndërsa pjesëmarrja ishte rreth 47%, 1% më e lartë se zgjedhjet e raundit të parë.

“Kjo e sotmja do të jetë fitore e Ukrainës dhe e zgjedhjes së lirë”, deklaroi ai ndërsa pret konfirmimin.

Duket se ëndrra e komedianit u realizua pasi ai gjithmonë ka patur dëshirë të luaj rolin e Presidentit. Tashmë pritet që exit poll-et të konirmohen përfundimishte dhe Zelensky të marrë frerët e vendit për 5 vitet e ardhshme.