Ulen shpenzimet, BSH: Në fund të tetorit depozitat arritën në 8.8 mld euro!

28 Nëntor 2020, 20:42

Ulja drastike e konsumit gjatë muajve të karantinës por edhe në vijim po ndikon në rritjen e ndjeshme të depozitave të qytetarëve. Sipas të dhënave konsumi i popullatës u tkurr me mbi 7.5% duke reflektuar tendencën e tyre për të kursyer. Referuar Bankës së Shqipërisë totali i depozitave në muajin tetor arriti në 1.08 trilionë lekë ose 8.8 miliardë euro, nga 8.7 miliardë euro që ishte në fund të muajit shtator. Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar rritja e depozitave është 600 milionë euro më shumë, pasi në 2019 totali ishte 8.2 miliardë euro