Ulet kurba, 15 raste të reja gjatë 24 orëve, 2 pjesëtarë të stafit shëndetësor, 872 të shëruar

31 Maj 2020, 11:37

TIRANË- Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve janë 15 raste të reja, duke shkuar në total në 1136 numri i të prekurve.

Kurse të shëruar gjatë 24 orëve janë 15 qytetarë, duke e çuar në total  872 numrin e të shëruarve. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz. Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.