‘’ Unë thur për ty’’ nisma e veçantë dedikuar njerëzve në nevojë

22 Dhjetor 2020, 11:03

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ shkrimtarja për fëmijë Edi Gogu foli për nismën e veçantë që ka ndërmarr në ndihmë të komunitetit ku jeton. Ajo ka vendosur të thur veshje të ndryshme si shaje, papuçe etj, për pesonat që nuk kanë mundësi.

‘Të gjithë e dimë që në komunitetet tona dhe në zonat ku ne jetojmë ka padyshim njerëz që kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje. Kështu që vendosëm që nëpërmjet kësaj nisme të mundemi ti japim pak ngrohtësi atyre që kanë nevojë’’ u shpreh ajo.