Ura e amortizuar e Milotit që po rrezikon jetën e banorëve

24 Prill 2019, 14:03

Ura e vjetër e Milotit prej kohësh të ofron një pamje të frikshme. Hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa mbrojtëset anësore prej hekuri janë hequr në një pjese të konsiderueshme të kësaj ure.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se mirëmbajtja apo dhe investimet në këtë urë kanë munguar që prej kohës kur është ndërtuar. Ata thonë se gjendja në të cilën ndodhet ura po u rrezikon jeta, ndaj dhe kërkojnë që të ndërhyhet.

Që prej ndërtimit të superstradës Lezhë-Laç ura e vjetër e mbi lumin mat nuk po merr vëmendje, pavarësisht se numri i automjeteve që kalojnë aty është i konsiderueshëm.