Ushqimet që na relaksojne në fund të ditës, të ftuara Albana Daka dhe Arjana Muçaj

10 Shtator 2019, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2019-09-10 12:56:58

Ushqimet kanë veti të na shplodhin. Është ky një mit apo një fakt? Pikërisht për këtë temë diskutuam në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv me nutricionisten Albana Daka dhe psikologen Arjana Muçaj.  Sipas nutricionistes ka ushqime që na shplodhin dhe është pikërisht ushqimi i shëndetshëm ai që e bën këtë gjë. Për të qenë i tillë dhe për të na dhënë sa më shumë ndjenjën e qetësisë, duhet të konsumojmë ushqime të pasura me magnez, antioksidantë dhe omega 3, por edhe me triptofan, hormone përgjegjës i qetësisë dhe komoditetit.

"Ka ushqime që na shplodhin dhe është pikërisht ushqimi shëndetshëm ai që na shplodh. Pas një dite të lodhshme apo stresante, shumë prej nesh shkojnë drejt një tasi të madh me kokoshka, patatina, patate të skuqura apo akullore, por në një moment stresant ne kemi rritje të hormonit të stresit që është kortizoli. Nëse ne i shtojmë edhe këto ushqime të këqija për organizmin, kjo do të rriste akoma më shumë nivelin e kortizolit apo situatën stresante. Ushqimet me sa më shumë ngjyra janë burim i magnezit që është një nga qetësuesit më të mëdhenj të qelizave nervore, i kaliumit, i antioksidantëve të cilët ulin në nivel të ndjeshëm inflamacionet, sepse çdo problematikë në çdo nivel qelizor na tregon që qeliza nuk është në formën e saj të përshtatshme. Të gjitha ushqimet e nevojshme në çdo nivel të organizimit ul inflamacionin. Kështu bëhet edhe në rastin e qelizave të trurit.", - tha për "Rreze Dielli" nutricionistja Albana Daka