Ushtronte prostitucion dhe kishte një fëmijë të paregjistruar, rrëfimi i polices për hetimin e një..

16 Shtator 2020, 11:00 | Përditesimi i fundit: 2020-09-16 11:30:54

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ aktivistja e të drejtave të njeriut  Elga Mitre tregoi për iniciativën e saj që sjell në vëmendje edhe njëherë një plag  të madhe të shoqërisë shqiptare siç është dhunimi I gruas. Ajo e vetme ka arritur të sjellë në një botim, 10 rrëfime nga gra të dhunuara fizikisht apo psikologjikisht që kanë gjetur kurajën të tregojnë historitë e tyre, që kanë gjetur kurajën t’ia dalin mbanë dhe të bëhen frymëzim për gratë e tjera.

10 rrëfime të cilat të emocionojnë dhe të drithërojnë, histori të vërteta të mbushura më dhimbje por edhe forcë, të cilat Elga Mitre I tregon kështu:

‘’ Historia ‘’ Nesër’’ , titujt janë po ashtu të mijat, jam përpjekur t’ia përshtasë titullin në një mënyrë të tillë që ta tërheqin lexuesin por edhe të gjejnë një lloj arsyeje përse e kam përshtatur me një fjalë. Historia ‘’ nesër’’ është e treguar nga një grua për një grua tjetër është një grua që ka qenë me unformën e polices e cila bie ndesh me rastin që duhet të hetonte, me rastin e një gruaje e cila për shkak të rrethanave ishte e detyruar të prostituonte, të punonte si punëtore seksi. Me një histori që fillon dhe komplikohet, ajo kishte edhe një fëmijë të cilin e kishte të paregjistruar, ushtronte prostitucion ndërkohë që duhej të kujdesej edhe për fëmijën, tutori vet ishte personi që bashkëjetonte  dhe kjo është e rrëfyer nga sytë e një policeje e cila e arreston këtë grua në flagrancë. Dhe aty fillon dhe ndjen se cfarë ndjen një grua për një grua tjetër, kur ajo kupton arsyet përse kjo grua është në këto rrethana’’ shprehet Elga për historitë e rrëfyera.