Vajza që kritikoi udhëheqësit botërorë: Keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time!

23 Shtator 2019, 19:11 | Përditesimi i fundit: 2019-09-23 20:19:38

Një adoleshente 16- vjecare suedeze është vënë në qendër të mediave me fjalimin që ka mbajtur drejtuar udhëheqësve botërorë.

Greta Thunberg mori pjesë në hapjen e një samiti të Kombeve të Bashkuara të mbajtur në New York për ndryshimin e klimës, ku marrin pjesë 60 vende.

Ajo  thekson se për ata është më e rëndësishme paraja dhe përrallat e rritjes ekonomike.

Ajo tha: "Ju keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time".

Ajo shprehet se nuk do të jetojë aty, por të kthehet në anën tjetër të oqeanit.

Sipas "Independent", Thunberg udhëtoi në Nju Jork me varkë për të marrë pjesë në samit.

Në samit morën pjesë edhe  kryeministri sustralian Scott Morrison dhe Jail Bolsonaro i Brazilit, ku theksohet rasti i djegies së pyjeve në Amazonë.

Të rinjtë kanë filluar ta kuptojnë tradhtinë tuaj. Sytë e të gjitha brezave të ardhshëm janë mbi ju. Dhe nëse nuk vendosni të ndryshoni, unë them se nuk do t'ju falim kurrë”, ka thënë vajza para audiencës së samitit.

Në anën tjetër, aktivistët e klimës amerikane bllokuan qendrat e trafikut në katër vende në Washington.

UNICEF në Mbretërinë e Bashkuar tha që vajza është një nga 16 fëmijët që kishte paraqitur një ankesë ligjore në Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, për dështimin e pesë vendeve për të zgjidhur krizën e klimës.

Grupi ka akuzuar Francën, Gjermaninë, Brazilin, Argjentinën dhe Turqinë që injoruan situatën e klimës sipas Bloomberg.

"Ne nuk do t'ju lejojmë të largoheni me këtë. Bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo ", ka thënë vajza në fjalimin e saj.