Vajzat më të bukura të globit vizitojnë BunkArt 2: Një eksperiencë e paharrueshme, na u duk sikur u kthyem pas në kohë

11 Tetor 2019, 18:54

TIRANË- Miss Globe 2019 këtë vit do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

58 vajzat pretendente për kurorën, gjatë vizitës së tyre në Tiranë, ndaluan në BunkArt2,  ku vizituan ekspozitën, që i dedikohet viktimave të terrorit komunist.

Pasi përfunduan turin ku u njohën dhe me historinë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri nga viti 1912 -1991, vajzat u shprehën se kjo ishte një eksperiencë mjaft e bukur, dhe shtuan se atni ato kanë më shumë njohuri për historinë e Shqipërisë.

“Shumë e bukur sepse dhe unë nuk jetoj këtu, edhe nuk e kisha parë ndonjëhere. Mendoj se dhe për vajzat e tjera, është një eksperiencë e bukur sepse sado pak mësojnë historinë e Shqipërise.

Më pëlqeu shumë. Ishte e mrekullueshme, me pelqeu .

 Oh zot, ishte nje eksperience ndryshe, më beri te ndjehesha sikur u ktheva pas në kohë sidomos kur po ecja përgjatë korridoreve. Mësova shumë mbi hstorinë e Shqipërisë.

Të tregon një anë të historisë se si jetonin njerezit, të bën të ndjehesh sikur e ke jetuar atë kohë”- u shprehën vajzat

Nata finale ku do të zgjidhet dhe më e bukura e globit, do të zhvillohet më 21 tetor në Ulqin.

    No videos found.