Vaksinimi masiv, nga sot marrin vaksinën anti COVID edhe punonjësit e transportit ajror!

20 Prill 2021, 17:53 | Përditesimi i fundit: 2021-04-20 21:35:53

Nga dita e sotme ka nisur vaksinimi edhe i një grupi të rëndësishëm të transportit, siç jajnë punonjësit e transportit ajror. Kujtojmë se më herët ka nisur edhe vaksinimi i operatorëve turistikë ndërkohë që pritet pas disa ditësh të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik.

Ministrja e Shëndëtetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të stafeve të Avicionit Civil, i cili ka nisur sot me stafin e “Air Albania” në Qendrën e Vaksinimit “Air Albania”. Ministrja Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të shtrihet edhe në transportin urban.

“Ne jemi të angazhuar që të vijojmë vaksinimin jo vetëm të punonjësve të aviacionit civil por gjithashtu ta shtrimë dhe tek punonjësit e transportit, duke bashkëpunuar me Ministrinë e Infrastrukturës, për të gjithë këto subjekte të cilat ofrojnë këtë shërbim. Transporti publik është shumë i rëndësishëm, pasi ata janë direkt në kontakt dhe ofrojnë shërbime të rëndësishme për qytetarët ndaj dhe ne i kemi në prioritetet tona, për të filluar vaksinimin në një moment të shpejtë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vlerësoi vaksinimin e punonjësve të Aviacionit Civil, duke e konsideruar një grup në risk të lartë.

“Sot kemi nisur vaksinimin me të gjitha grupeve të Aviacionit Civil, nisur nga Air Albania, si një grup i riskuar duke qenë se janë gjithë kohën në fluturim. Këta kanë qenë edhe heronjtë tanë gjatë gjithë kohës së riatdhesimit, por që e kanë bërë në mbrotjet totale të kushteve nga pandemia”, tha Balluku.