Vaksinohen kundër COVID-19, mjekët dhe infermierët e parë në Kosovë

30 Mars, 11:05

KOSOVË- Sot nis procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Fillimisht, prioritet do të jetë vaksinimi i personalit mjekësor, të cilët prej më shumë se një viti qendrojnë në vijën e parë të luftës me virusit. Më pas do të nis procesi për të moshuarit mbi 80 vjeç dhe një pjese të popullsisë me sëmundje kronike.

Faza e dytë përfshinë grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ndërkaq, për fazën e tretë parashikohet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

Kryeministri i vendit Albin Kurti ishte i pari i cili mori dozën e AstraZeneca ditën e djeshme, me qëllim inkurajimin e qytetarëve të vaksinohen dhe të heqin dilemat pasi sipas tij kjo është zgjidhja e vetme për fundiN e pandemisë.

Gjatë ditës së djeshme kanë marrë dozën e parë edhe një pjesë e stafit shëndetësor në Klinikën Infektive megjithëse vaksinimi zyrtarisht nis sot. 

Pas përpjekjeve të vazhdueshme për nisjen e procesit të vaksinimit, dy ditë më parë në Kosovë kanë mbërritur 24 mijë doza të AstraZeneca nga COVAX.

Kosova është vendi i fundit në rajon i cili nis vaksinimin, ndërkohë që në Shqipëri ky proces ka nisur më 11 janar.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha