'Valët e muzikës përhapin COVID-in', eksperti i PD: Specialistët do të grisin diplomat pas gjetjes së Klosit

1 Tetor 2020, 17:30

Eksperti në shëndetësi i Partisë Demokratike, Gazment Koduzi ka komentuar deklaratën e ministrit të turizmit Blendi Klosi, i cili më therët u shpreh se është ndaluar muzika nëpër lokale, pasi sipas tij ajo ka mundësi që të përçojë koronavirusin.

Koduzi e ka quajtur këtë deklaratë bombastike dhe me ironi ai tha  se specialistët e fushës janë bërë gati të djegin diplomat e tyre për shkak të këtij 'zbulimi'.