Vallja e Tropojës, përgatitet dosja për në UNESCO

24 Shkurt 2021, 11:42

Vallja e Tropojës, kjo pasuri e çmuar kombëtare është shpallur nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave, si pjesë e listës së kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore jo materiale.

Së shpejti vallja pritet të bëhet pjesë e Unesco-s, për tu bërë edhe pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv  dr. Rovena Vata u shpreh se aryseja kryesore përsë kërkojnë që të ruhet nga Unesco është sepse kohët e fundit ka një tendencë për të ikur nga origjinaliteti.

“ gjëja kkryesore që ne kërkojmë të ruhet nga UNESCO sepse kohët e fundit ka filluar dhe ka një lloj tendence për t’I ikur origjinalietit sepse ajo është origjinale si valle, si kërcim dhe ka tendencën që të përzihet me vallën e Rugoës, shotës etj “ u shpreh ajo.

po çfarë përmban dosja që do të dorzohet së shpejti?

“ Kjo dosje ka një formularë që  përmban shumë pyetje. Ky formular do një përgatitje të jashtëzakonshme shkencore dh akademike.Ky formular ka shumë pika, cfrë roli luan komuiteti, si do përfaqëoshet në gjuhën ndërkombëtare ky element, po në komunitet si njihet , të cilat gjtihë këto pikëpyetje që njerëzit mund të kenë  janë të sqaruara në formularë.Një pjesë shumë e rëndëishme është edhe roli I komunitetit , komunitetti është në dijeni që po bëhet kjo. Kemi arritur të mbledhim në një kohë rekord rreth 5 mijë firma. ” tha ajo.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e komunitetit mbështetës për mbledhjen e firmave që “ Vallja e Tropojës” të shkojë në UNESCO, mund të plotësojnë formularin me firmën e tyre deri në 5 Mars ndërsa dosja do të dorëzohet në Ministrinë e Kulturës në 20 mars.