Varësia e fëmijëve nga telefoni, prindërit për Report Tv: Shpesh jua japim për t'i gënjyer

15 Shkurt 2020, 18:14

Smartphone dhe fëmijët janë kthyer në një dyshe të pandashme në kohët që jetojmë. Që në moshë të vogël sheh fëmijët që mbajnë në duar telefona celularë për të parë filma vizatimorë apo për të shkarkuar aplikacione me lojëra. Shpeshherë prindërit e përdorin celularin si një mënyrë për të fituar pak kohë nga fëmijët dhe për t'u shplodhur, por e shohin dhe si një mënyrë për t'i bindur që të hanë ushqimin apo për të bërë detyrat. Ata po e aplikojnë gjithmonë e më shumë metodën e përdorimin të celularëve për të “gënjyer” fëmijët. Report Tv pyeti disa nga prindërit në kryeqytet për këtë çështje, ndërsa të gjithë u shprehën se sado përpiqen të reduktojnë dhe kufizojnë kohën e tyre  në celular, shpesh e kanë edhe të pamundur.

'E kuptoj që nuk duhet të rri shumë në telefon, por e përdor nëse ndonjëherë më duhet, për t'u argëtuar ndoshta ose për të kërkuar informacion. Nuk ka nevojë vërtet që të vendoset orar”-u shpreh një prej fëmijëve