Varianti Omicron, Alimehmeti në 'Repolitix': Po dominon, infektimi i pashmangshëm!

7 Janar 2022, 07:28

Doktori i ftuar në "Repolitix" tha se infektimi me Omicron do të bëhet i pashmangshëm në javët në vazhdim për shkak të transmetueshmërisë së lartë që ka. Ai shtoi se me rëndësi është fakti që ka një rrezik më të ulët në krahasim me variantet e tjera.

"Ky virus është thuajse i pashmangshëm. E zorshme të ruhemi. Me këtë variant, nuk bllokojmë dot transmetueshmërisë. Fatmirësisht është më pak i rëndë dhe më pak vdekjeprurës. Është një virus që po transmetohet kudo, por flasim për një virus që i ngjason më shumë gripin dhe risku për në spital është më i ulët", u shpreh ai.

Doktori saktësoi se përveç testit, nuk asnjë mënyrë tjetër për të dalluar virozat stinore nga varianti Omicron.

"Përveç testit nuk kuptohet ndryshe. Të gjitha simptomat ngjajnë shumë me virozat. Ka temperaturë, dhimbje koke, dhimbje trupi dhe gryke. Omicron hynë te njeriu dhe jep direkt efektet.", u shpreh ai.

Në fund të emisionit, Alimehmeti dha një mesazh pozitiv, se pandemia është në xhiron e fundit të maratonës dhe se pranvera do të na gjejë jashtë fazës akute, pasi shumica do të jenë ekspozuar ndaj Omicron.

"Po shkojmë drejt fundit të pandemisë. Virusi nuk zhduket do të vijojë, por fazës akute të pandemisë, duket se po i vjen fundit. Nuk është një sprint është një maratonë. Unë do të shtoja se këto janë xhirot e fundit të maratonës. Ky variant do të gjej çdo xhep që nuk ka infektuar më parë. Pranvera ndoshta do të na gjejë, jashtë fazës akute, pasi shumica dërrmuese do të jenë ekspozuar ndaj tij.", tha ai.

Ndërkohë që mjeku emidemiolog për herë të parë tregoi se nga studimet e fundit të bëra në akademinë e shkencave të Kinës flitet se varianti Omicron është përshtatur me një kafshë tjetër që potencialisht mund të jenë minjtë. Pra virusi, nga ne u është përcjellë kafshëve, në këtë rast minjve të cilët e kanë marrë dhe e kanë rikthyer po prap tek ne. 

‘Kjo situatë e këtillë mund të ketë sjellë që virusi të ketë ndërruar mjaftueshëm për t’u përshtatur me atë kafshën tjetër, që potencialisht mund të jenë minjtë. Potencialisht janë minjtë.

-Pra nga minjtë mund të ketë ardhur ky lloj?

Jo, nga ne i ka shkuar minjve dhe na është rikthyer. Është studim i bërë nga akademia e shkencave të Kinës.’, tha Alimehmeti