Vazhdon rezistenca për mbrojtjen e lumit Melth në Mat, Banorët: HEC-i do shkatërronte të gjithë zonën

11 Tetor 2019, 22:01

Banorët e fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin e Lam i Madh në Bashkinë e Matit janë të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e një HEC-i në zallin e Melthit. Banorët u mblodhën sërish duke protestuar pranë kantierit të ndërtimit të firmës që do të ndërtojë hidrocentralin, ku tentuan të futen edhe brenda saj, por u penguan nga forcat e policisë së repartit të ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të komisariatit të Matit.

 kemi hy kësaj beteje e do ta çojmë deri në fund.  Këtu nuk do të vazhdojnë këto punime. Ju si forca rendi nëse jeni sot këtu, prap nesër do të jeni këtu. Ti thoni shefit të komisariatit që të mbaje një postobllok  policie këtu.Këtu nuk do të punoje njeri as firmë dhe as puntorë. Po i bëhet një grapitje popupillit. Po i merret uji, po i merret jeta, po i merret fryma popullit. Ai popull me mijra vjetë me këtë ujë e këtë pyll ka jetuar" ka thënë nëj banor.

Na shterojnë burimet poshtë. Ai ujë nuk vjen nga qielli, por nga nëntoka. Unë i shërbej atiij vendi. Kam lindur në atë vend, kam kockat e babës, gjyshërve dhe të stërgjyshërve në atë vend dhe ne nuk do ti lejmë ta marrin ujin, kjo është e vdekur." ka shtuar më pas.

Banorët thanë se nëse nuk merren masa ata nuk do të ndalen me protestat e tyre.

    No videos found.