Vazot unike më lule, Ana Maria na prezanton me 'Beba'

22 Janar 2020, 11:42 | Përditesimi i fundit: 2020-01-22 12:32:17

E ka nisur fillimisht duke eksperimentuar vizatime të thjeshta mbi to, por Ana Maria, një e re nga Tirana, na tregon disa ide interesante sesi mund të bësh art, me një vazo me lule.

Ajo i quan ‘beba’ dhe janë vazo kryesisht me kaktusë të dekoruara në mënyrë unike.

Mënyra e ndërtimit të një vazoje me lule nga Ana Maria është e thjeshtë në dukje, por ajo na tregon elementet e nevojshme për të realizuar një vazo të tille me lule.

Të parat që i panë punimet e saj qenë mikeshat, të cilat e shtynë që edhe të hapte një faqe në instagram, për t'i treguar edhe njerëzve të tjerë punimet e saj të vecanta.

Llojet më të veçanta të një vazoje me lule 'Beba', Ana Maria thotë se janë ato të veshura me veshje tradicionale shqiptare, edhe si një formë promovimi e tyre, por edhe ato me një stil pak më modern .

Ndër punimet më të dashura për të janë vazot me lule-qytete, që njëkohësisht janë edhe më impenjativet.

Nga profesioni i saj i ardhshëm stomatologjia, Ana Maria nuk e ndan dot pasionin e saj për të bërë art me gjëra të thjeshta, duke na kujtuar se gjërat që bëhen me dashuri të madhe, reflektojnë gjithnjë bukuri.