Vdekja e binjakëve në Berat, flet shefi i Pediatrisë: Erdhën pa jetë, u tronditëm, mister shkaqet

26 Janar 2020, 20:17

Flet shefi pavaionit të Pediatrisë Vladimir Kumaraku u shpreh për Report Tv se shkaku i vdekjes së dy foshnjeve është mister deri tani. Ai tha se prindërit i sollën pa shenja jete, ndërsa tani priten përgjigjet nga mjekësia ligjore. "Dy fëmijët binjakë erdhën në repartin e Pediatrisë pa shenja jete, kishin filluar shenjat që vdekja ka ndodhur minuta përpara. U mbajtën në repart derisa erdhi policia e Beratit, drejtoria, mjekësia ligjore dhe pastaj filluam procedurat për shkakun. Është një ngjarje që na trondit të gjithëve, por shkaku mbetet enigmë. Ardhja e tyre ishte rreth orës 10:00 dhe u bënë të gjitha veprimet. U dërguan në morgun e spitalit, atje vijoi më pas procedura. Nuk kanë qenë fëmijë në ndjekje mjekësore deri në çastin e vdekjes, familjarët nuk paraqitën gjë konkrete, por i sollën pa shenja jete" tha ai.

  •