Vdekja e binjakëve në Berat, gjyshja dhe familjarët: Ndodhi 10' pasi pinë qumësht, njëri ishte ende i ngrohtë! Nëna: Më ra të fikët, s'mbaj mend!

27 Janar 2020, 19:21 | Përditesimi i fundit: 2020-01-27 20:29:51

Një ditë më parë në Berat u shënua një ngjarje e rëndë, ku dy vdiqën dy foshnje 5-muajshe të familjes Agalliu, Rojani dhe Rojeli. Familja dyshon te qumështi me kuti, ndërsa mjekët te asfiksia nga soba, teksa hetimet vijojnë. Një ditë pas tragjedisë kamera e Report Tv ishte në familjen Agalliu. Nëna e binjakëve Merushe Agalliu u shpreh se fëmijët i ushqente me qumësht kutie dhe se nuk kishin shfaqur asnjëherë probleme. Ajo kërkon që të zbardhet ngjarja për të mësuar shkaqet që i morën jetën dy fëmijëve.

"I lashë mirë, po bëja punët, kur shkova i pashë nuk ishin mirë. Thirra kunatën, fëmijët kishin mbaruar. Më ra të fikët dhe nuk mbaj më mend pastaj. Fëmijët ishin normalë nuk kishin asgjë. Dua një të drejtë që të zbardhet. Për të pirë u jepja qumësht kutie, ndoshta e kanë nga ai. Por nuk e di. Unë dua një të drejtë, pasi nuk ka mundësi, lindën normalë" tha nëna.