Vdekja e minatorit, Shehi: Milionat e fituara janë marrë nga gjaku i atij fukarai që vdiq pardje! Aty s’punohet me lopatë, por me automatik se komandojnë grupet kriminale

21 Shtator 2021, 13:05

Dashamir Shehi është ndër të vetmit politikanë që ka ngritur zërin lidhur me statusin e minatorit, në një kohë kur jo më larg se 2 ditë më parë, ka humbur jetën një minator. I pyetur nga Report Tv, ai tha se duhet zgjidhur patjetër çështja për statusin e minatorit, ndonëse shtëpi se kjo nuk do t’i jepte fund jetëve të marra në galeritë e minierave të kromit. Ai tha se shteti duhet të vendos rregulla loje në Bulqizë.