Vdekje tragjike në futboll, gjyqtari humb jetën gjatë ndeshjes

20 Maj 2019, 10:50

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në botën e futbollit. Arbitri 31-vjeçar, Viktor Hugo Hurtado është ndarë nga jeta tragjikisht teksa shkonte spital pas një komplikacioni gjatë një lojë që po arbitronte në stadiumin komunal në El Alto

31-vjeçari po drejtonte ndeshjen mes Alëays Ready – Oriente Petrolero e vlefshme për kampionatin bolivian, ku në minutën e 47', ai ra në tokë pa ndjenja. Edhe pse Viktor Hugo Hurtado mori ndihmën e shpejtë nga mjekë të cilët e dërguan edhe në spital nuk mund të mbijetonte.

Pak kohë pasi ai u dërgua në spital mjeku i ekipit, Eric Kosziner u tha gazetarëve se gjyqtari pësoi një atak në zemër në fushë dhe pastaj një sulm i dytë rezultoi fatal duke bërë që ai të mbërrinte i pajetë në spital.

Dyshohet se një nga shkaqet e vdekjes së arbitrit Hurtado ishte sasia e pakët e ajrit. Ndeshja u luajt në stadiumin “Muncipal” në El Alto, i cili ndodhet rreth 3900 metra mbi nivelin e detit.