Veliaj me mësues të sapodalë në pension: Jeni prind i dytë për secilin prej nesh

7 Mars 2021, 14:15

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pritur ditën e sotme në zyrat e bashkisë, një grup mësuesish të sapo dalë në pension.

Veliaj tha se është fort i lumtur që këtë 7 Mars, që po mirëpret mësues të sapodalë në pension ose në prag pensioni, për t’i falenderuar në sy për misionin e tyre në edukimin e fëmijëve.Mësuesit janë një prind i dytë për secilin prej nesh dhe lënë shenjë në jetët tona. Jam fort i lumtur që këtë 7 Mars mirëpres mësues të sapodalë në pension ose në prag pensioni, për t’i falenderuar në sy për misionin e tyre në edukimin e fëmijëve.’- tha Veliaj.