Veliaj nderon me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit, Shkëlzen Lamuçën, zjarrfikësin hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla në Astir

30 Qershor 2022, 13:41

Shkëlzen Lamuça, zjarrfikësi hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një pallat në zonën e Astirit, është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.