Veliaj nga Rrogozhina: 25 Prilli nuk është gallatë, ndaj mos votoni memet, por atë që punon më shumë për ju

18 Prill 2021, 15:49

Më 25 prill mos votoni memet, sepse nuk është për gallatë. Kështu tha Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës nga Kryevidhi i Rrogozhinës, gjatë një takimi me banorët e zonës. 

“Luli mund të jetë gallatë, e mund të jetë meme, e mund të jetë përrallë. Ata që ka futur në listë nga Fatmir ‘Gërdeci’ deri tek Dash ‘Rakia,’ e deri tek Shpëtimi që e shiti Çamërinë për një vend ngjitur me grekun në Parlament, mund të jenë gallatë deri në datë 25. Po data 25 nuk është ditë gallate, nuk është ditë për të votuar karikaturat, memet, gjumashët dhe pijanecët. Është ditë shumë serioze sepse vendos nëse ne do të vazhdojmë të ecim përpara”, theksoi Veliaj.