Veliaj: PD-LSI po përpiqen të fusin në Parlament prokurorë dhe gjyqtarë të përzënë nga vettingu, objekte të OFL-së

23 Janar 2021, 14:13

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë demokratëve dhe LSI-stëve të zhgënjyer që të bashkohen me familjen socialiste. 
Nga një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë, Veliaj deklaroi se sipas tij një parti familjare si LSI dhe PD po ofrojnë si kandidatë për parlamentin e ardhshëm ish-prokurorë dhe gjyqtarë që i ka përzënë vettingu dhe janë objekte të OFL-së.