'Venecia': Meta kapërceu kufijtë për anulimin zgjedhjeve por nuk mjafton për shkarkimin

11 Tetor 2019, 14:50

Komisioni i Venecias miratoi sot raportin përfundimtar duke deklaruar se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kapërceu kufijtë ligjor me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por kjo nuk mjafton për ta cilësuar si shkelje të rëndë dhe për ta shkarkuar nga detyra. "Edhe nëse Presidenti mund të ketë kapërcyer kufijtë me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos justifikohet".

Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen se Presidenti nuk mund të shtyjë zgjedhjet pa konsensus politik, por e vendos në dyshim nëse kjo mund të konsiderohet një shkelje serioze. "Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rastet e emergjencave shtetërore, si lufta apo katastrofat natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një legjislacion ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet. Komisioni i Venecias vë në pikëpyetje nëse kjo është e një karakteri të tillë sa të provojë “shkelje serioze" thuhet në deklaratë. 

Ekspertët nënvizojnë thirrjet e Presidentit për dialog dhe pritjen se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve. "Zgjedhjet lokale nuk kanë të njëjtin status kushtetues si zgjedhjet parlamentare" vijon më tej deklarata. Por në fund, çfarë do vendimi që të marrë Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe më pas Kuvendi, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushteteuse, e cila nuk është në funksion. 

"Edhe nëse Presidenti mund të ketë kapërcyer kufijtë në shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos jetë i justifikuar. Në sfondin e një procedure aktuale të shkarkimit kundër Presidentit shqiptar Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, ekspertët kushtetues të Këshillit të Evropës të Komisionit të Venecias konkludojnë se ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej fuqive të tij kushtetuese, ka indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që justifikojnë shkarkimin.

    No videos found.