Verë në Tetor, dhjetëra qytetarë i drejtohen Durrësit për të bërë plazh

20 Tetor 2019, 14:35

DURRES- Ndonëse jemi në muajin Tetor, duket se në vend është rikthyer stina e verës. Këtë të dielë qytetarë të shumtë nga Tirana dhe jo vetëm i janë drejtuar Durrësit për të shijuar rrezet e diellit.

Shqiptarja.com sjell pamje nga plazhi i Vollgës në Durrës ku qytetarët kanë zgjedhur të bëjnë plazh.Temperaturat e larta duket se do të vijojnë përgjatë gjithë javës, duke na bërë të jetojmë një 'verë', në mes të vjeshtës.