‘Veshi’ trafikun e Brazilit me ngjyra, papagalli lozonjar del në kamerën rrugore dhe bëhet viral

2 Nëntor 2021, 10:45

BRAZIL- Një papagall vendosi të zbukurojë me ngjyrat e tij, trafikun e Brazilit, duke ia zënë pamjen kamerës së sigurisë dhe duke u bërë protagonistë për disa sekonda.

Ky papagall lozonjar, vendosi të pushonte pak nga fluturimi mbi nja kamerë rrugore në Curitiba. Momenti i lezetshëm nga “vizitori” special, u shpërnda në rrjet, duke u bërë viral dhe duke shpërndarë buzëqeshje.