Veshur me bluzën e Kombëtares shqiptare, Eurodeputeti mban fjalim para Parlamentit Evropian

19 Maj 2022, 10:19

Eurodeputeti irlandez Ciaran Cuffe, ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Europian duke mbajtur veshur bluzën e Kombëtares shqiptare.

Gjatë fjalimit të tij, Cuffe shprehu mbështetjen për Shqipërinë, duke thënë se duhen hapur negociatat për anëtarësimin menjëherë, pasi Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha.