Vetëhelmohet çifti nga Librazhdi! Ndërron jetë vajza, 27-vjeçari rëndë në spital

13 Dhjetor 2019, 11:15 | Përditesimi i fundit: 2019-12-13 15:10:27

LIBRAZHD- Ishin martuar këtë të dielë por martesa e tyre ka zgjatur vetëm 5 ditë. Olsjan Hajdari dhe Rezarta Hajdari nga 27 dhe 19 vjeç nga fshati Xhyrë i Librazhdit janë vetëhelmuar e për pasojë ka ndërruar jetë 19-vjeçarja.

Ndërkohë 27-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë për jetën. Çifti ishte martuar këtë të dielë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që i ka shtyrë drejt këtij vendimi.Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Elbasanit. "Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia e Elbasanit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Librazhd ku u vetëhelmuan Olsjan dhe Rezarta Hajdari, çifti i cili u martua këtë të dielë ka reaguar edhe Policia e Librazhdit. Policia njofton se çifti është vetëhelmuar, por ende nuk janë zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

"Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia e Elbasanit.