Vetëm në 48 orë 1681 persona ndëshkohen, u kapën në shkelje të masave anti COVID

4 Mars 2021, 14:52

Vetëm në 48 orët e fundit uniformat blu kanë ndëshkuar 1672 persona pasi janë konstatuar në shkelje të ligjit pasi kanë dalë jashtë banese pa maskat mbrojtëse. Sipas një njoftimi të policisë gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.