Vetitë dhe përdorimet e uthullës, i ftuar agronomi Zef Gjeta

3 Shkurt 2020, 12:35 | Përditesimi i fundit: 2020-02-03 14:01:59

Sipas agronomit Gjeta, ne sot konsumojmë uthull të prodhuar në vetëm disa ditë, ndërkohë që për të prodhuar një uthull e mirë duhet deri në 25 vjet. “Duhet ta theksojmë që në fillim që është shumë më e mirë sesa vlerësohet, ne nuk ia dimë vlerën, por është e jashtëzakonshme që nga marrja e acidit dhe mikroelementëve të ndryshëm deri te ndikimi pozitiv në uljen e kolesterolit apo diabetit. Gama e llojeve të uthullës është e jashtëzakonshme, mendohet se uthulla e parë është ajo e rrushit në ngjyrë të kuqerremtë. Në përditshmëri njohim uthullën e rrushit, të mollës e balsamike, por uthull bëhet nga çdolloj bime. Ajo që nuk njohim tjetër është që përdorim uthull blsamike të prodhuar për pak ditë në mënyrë industriale, por për të prodhuar një uthull balsamike duhen 25 vjet.” thotë agronomi Gjeta.