Vettingu/ Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon Kreun e Apelit të Tiranës

15 Shkurt 2019, 13:46

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot kreun e gjykatës së Apelit, Tiranë, Hysni Demiraj. 

Demiraj u përball dy ditë më parë me komisionin i cili konstatoi probleme të pasurisë, të vendimeve gjyqësore dhe një seri denoncimesh nga një gjyqtar i Apelit, ku replikoi me vëzhguesin e ONM-së për etikën profesionale dhe një borxh prej 5 milionë lekësh, të marrë hua një i afërm.