Vettingu shkarkoi Ndrecën! GJKKO rrezikon mbylljen për mungesë gjyqtarësh! Nga 16 mbeten 8, s’plotësohen 3 kolegjet

19 Janar 2021, 10:12

Pas Gjykatës së Lartë e cila nuk funksionon e plotë për mungesë gjyqtarësh, në një situatë kritike futet edhe Gjykata kundër Krimit e Korrupsionit. Komisioni i Vertingut shkarkoi sot gjyqtarin e GJKKO Bib Ndreca për shkak të problemeve me pasurinë, duke e çuar numrin aktual të gjyqtarëve në këtë gjykatë në 8, nga 16 që duhet të jenë, duke rrezikuar plotësimin e 3 kolegjeve.